Guardiola i përgjigjet Evrës dhe Berbatovit NULL NULL 13.05.2022 18:59 13.05.2022 18:59 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u është përgjigjur kritikave që ka marrë nga ish-lojtarët e Manchester Unitedit, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov. Berbatov kishte thënë se City u eliminua nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve për shkak të mentalitetit të vogël dhe jofitues. Në anën tjetër, Evra kishte thënë se Guardiola i trajnon lojtarët si në PlayStation dhe ka shtuar se spanjolli nuk ka një plan rezervë kur gjërat nuk shkojnë mirë për klubin e tij. “Përgjigjja është e lehtë – është karakteri dhe personaliteti i njëjtë, me të cilin humbën në minutat e fundit në Madrid”, ka thënë Guardiola për reporterët. “Një ish-lojtar specialist, si Berbatovi, [Clarence] Seedorfi, Patrice Evra, dhe ky lloj lojtarësh, nuk ishin aty”. “Unë kam luajtur kundër tyre dhe kur kam luajtur kundër tyre, nuk e kamë parë atë lloj personaliteti kur i shkatërruam [Barcelona] në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit”. “Është karakteri dhe personaliteti i njëjtë. Ne nuk kemi personalitet sepse kemi pranuar dy gola në dy minuta kur kishim dy shanse për të shënuar dhe nuk kemi personalitet”. “Pas dy ndeshjeve të fundit shënuam 22 gola, kemi personalitet të jashtëzakonshëm. Më vjen keq por më duhet të mos pajtohem me këtë”. “Personaliteti është kjo që e kemi bërë në pesë vjetër e fundit, çdo tre ditë në të gjitha garat. Është shumë e rëndësishme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.