Guardiola i gëzohet rikthimit të mesfushorit anglez NULL NULL nga Shpend Spahija 01.03.2023 08:38 nga Shpend Spahija 01.03.2023 08:38 Manchester City regjistroi fitore të martën në mbrëmje 0-3 kundër Bristol City, në kuadër të 1/8 së finales së “FA Cup”, duke u kualifikuar në çerekfinale të garës. Përveç kësaj, trajneri Pep Guardiola i’u gëzua rikthimit të plotë të mesfushorit Kalvin Phillips. “Kalvin Phillips i bëri 90 minuta të mira, me aksione të mira. Është e rëndësishme për ne që ai është rikthyer”, tha Guardiola pas ndeshjes. Mesfushori 27 vjeçar ka pasur probleme me lëndimin në krahëror në fillim të sezonit dhe kjo ishte hera e parë që zhvillon një ndeshje nga fillimi deri në fund pas shërimit.