Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola – Enrique, miqtë rivalë

NULL NULL
06.05.2015 14:56
Barcelona – Bayern takon miqtë e vjetër, të rritur në filozofinë e futbollit katalan.

Pep Guardiola dhe Louis Enrique do të ballafaqohen për të parën herë, sot në gjysmëfinale të Champions League. Ndeshja Barcelona – Bayern do të ndeshë miqtë e vjetër, të rritur në filozofinë e futbollit katalan. Të dy dikur ishin bashkëlojtar në seleksionin U-23 të Spanjës që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Barcelonë më 1992.

Për më shumë të dy kanë treguar se kanë aftësi për të menaxhuar klubet që kanë drejtuar.

Chary Rexach, që dikur ishte anëtar i Barcelonës kështu i kishte përshkruar të dy.

“Nuk ishte e vështirë ta kuptojë se që të dy do të bëheshin menaxherë të mëdhenj. Ishin lojtarë kurreshtarë. Biseda që bëhej me ekip nuk ishe kurrë e mjaftueshme për ta. Ata vinin gjithherë me pyetje për rolin e tyre, si të silleshin në situata të caktuara dhe çfarë të prisnin nga kundërshtari.”

Koha e tregoi që Rexach kishe të drejtë. Sapo mbyllën karrierat respektive aktive të dy iu përkushtuan zejes së trajnerit. Të dy filluan me Barca B dhe treguan rezultate të mira.

Enrique më pas do të kalonte tek Roma, për të vazhduar tutje me Celta Vigo, derisa u kthye prapë në shtëpinë e vjetër, në Barcelonë, për të zëvendësuar Gurdiolan që u angazhua tek Bayern Munchen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme