Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola do të largohet?

NULL NULL
07.05.2015 10:21
Sipas Sky Sport Pep Guardiola do të largohet nga Bayern, menjëherë pasi të përfundojë ky sezon futbollistik. Gjermanët këmbëngulin për të kundërtën.

Sky Sport raporton se Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munchen në përfundim të këtij sezoni.

Gjithsesi, klubi kampion i Gjermanisë këmbëngul se spanjolli do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës, por humbja e djeshme 3-0 nga Barcelona duket se ia ka mbushur mendjen Guardiolës.

Sipas Sky Sport, ish trajneri i Barcelonës, pas largimit nga “Allianz Arena”, pritet të marr drejtimin e Manchester City-it.

Citizens, prej kohësh e konsiderojnë Guardiolën si pasardhësin ideal të Manuel Pellegrinit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.