Guardiola: A po doni të më shkarkoni? NULL NULL 02.01.2026 19:33 02.01.2026 19:33 Pep Guardiola e ka adresuar të ardhmen e tij pas spekulimeve për largim në fund të stinorit. Ai në stilin e tij prej hokatari tregoi se ka edhe një vit në kontratë dhe se e ka pagën e lartë nëse “mediat” mendojnë ta shkarkojnë nga Manchester City. “Doni të më shkarkoni?! Jo, mirë. Paga ime është fort e lartë. Kështu që kam edhe një vit në kontratën time”, ka thënë spanjolli. “Si mund t’ju jap një përditësim në lidhje me një mendim për të cilin nuk e di që ekziston – është thjesht një thashethem. Kështu që, më vjen keq, nuk do t’i përgjigjem kësaj”.