Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Guardian” flet me Arlind Sadikun, pas heqjes së akreditimit nga UEFA

NULL NULL
20.06.2024 12:02

UEFA ia ka ndaluar pjesëmarrjen në pjesën e mbetur të Kampionatit Evropian gazetarit, njëherësh drejtorit të futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, pasi bëri “shqiponjën” drejt tifozëve të Serbisë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ndeshjen e tyre kundër Anglisë.

Kështu raporton “The Guardian” në lidhje me ndëshkimin që UEFA bëri kundrejt Sadikut.

“Arlind Sadikut, i cili raporton për kanalin televiziv Artmotion, iu ndalua hyrja në konferencën për shtyp të Kombëtares së Shqipërisë të martën, dhe më pas humbi edhe akreditimin. Në një letër të parë nga Guardian, punëdhënësve të Sadikut iu tha nga UEFA se ai u dënua me efekt të menjëhershëm për shkak të ‘sjelljes së keqe në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë'”, thuhet në artikullin e “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

Para ndeshjes të së dielës, Sadiku kishte raportuar nga ajo që ai thotë se ishte një pozicion i ndarë nga UEFA para disa mijëra tifozëve të Serbisë. Thirrjet janë të dëgjueshme dhe Sadiku thotë se ato përfshijnë shprehjen “Kosova është zemra e Serbisë”. Në fund të segmentit tre minutësh, ai shikoi turmën dhe bëri me duar “shqiponjën”.

Sadiku, i cili ka marrë kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale në këto tre ditë, tha për “Guardian” se reagimi i tij ishte instinktiv dhe emocional, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit nuk e dinë se si ndihesha në atë moment sepse kam trauma nga lufta”, tha ai. “Shtëpia ime u bombardua në mes të natës kur isha fëmijë, flija dhe mbaj mend që u zgjova me xham dhe gjak në të gjithë fytyrën dhe trupin. E di që ishte joprofesionale nga këndvështrimi i një gazetari, por të shohësh familjen në atë situatë ishte traumatike për mua dhe nuk mund ta harroj”.

Në anën tjetër, UEFA tha për Guardian: “UEFA mund të konfirmojë se një gazetarit i është anuluar akreditimi për shkak të sjelljes së keqe në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024. Ky reporter mund të zëvendësohet me një gazetar nga e njëjta media për pjesën e mbetur” të Evropianit 2024.

I njëjti simbol, pra shqiponja me duar, shkaktoi polemika edhe në Kupën e Botës në vitin 2018, kur u bë nga lojtarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në një ndeshje kundër Serbisë. Të dy lojtarët u gjobitën, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme