GTA 6: Loja do të zbulohet me trailerin e 5 dhjetorit NULL NULL 01.12.2023 23:30 01.12.2023 23:30 GTA 6 Një nga lojërat më të shumëpritura të një gjenerate është një hap më afër publikimit. Rockstar Games ka njoftuar se Grand Theft Auto 6 do të zbulohet në një trailer më 5 dhjetor në orën 14:00. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të dalë vetë loja, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pavarësisht kësaj, shumë fansa janë të emocionuar dhe postimi i Rockstar në X që njofton lansimin e trailerit ka pasur tashmë 26 milionë shikime në pak më pak se dy orë. Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025