Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grushtohet një i mitur në Fushë Kosovë, videoja i publikohet në rrjete sociale – policia nis hetimet

NULL NULL
04.06.2024 22:10
Grushtohet një i mitur në Fushë Kosovë, videoja i publikohet në rrjete sociale - policia nis hetimet, foto: RTK

Një i mitur është rrahur nga disa bashkëmoshatarë të tij.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 1 qershor.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se personat e përfshirë në rast tashmë janë identifikuar.

“Marrë parasyshë moshën e personave të përfshirë, ky rasti ёshtё duke u trajtuar nё bashkёpunim me Qendren pёr punёs sociale dhe prokurorin nga depertamenti pёr tё mitur”, tha ajo për Klankosova.tv

Raportohet se personat e dyshuar e kanë xhiruar rrahjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Videon në fjalë e ka siguruar RTK-ja.

Shqetësime për rastin ka shprehur edhe prindi i viktimës.

lajme të ngjashme