Grupi i ri parlamentar ulet pas deputetëve të Vetëvendosjes (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grupi i ri parlamentar ulet pas deputetëve të Vetëvendosjes (FOTO)

NULL NULL
15/03/2018

Grupi i Deputetëve të Pavarur është grupi më i ri parlamentar që u zyrtarizua dje nga Kuvendi i Kosovës.

Me largimin e 12 deputetëve nga Vetëvendosja dhe krijimin e këtij grupi të ri parlamentar, pa dyshim se ndryshon edhe radhitja e vendeve në sallën e Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Ashtu si është parë në seancën e sotme, Grupi i Deputetëve të Pavarur do të ulen pas deputetëve të Vetëvendosjes derisa këta të fundit qëndrojnë në fillim të ulëseve në anën e djathtë të Kuvendit.

Me ndryshimet e fundit, ka ndryshuar edhe renditja e grupeve parlamentare për nga numri i deputetëve, duke bërë që Grupi Parlamentar i LDK-së të jetë i pari, e pas tij ai i PDK-së dhe i Vetëvendosjes i treti nga i pari që ishte.