Grumbullohen basketbollistët/et e së ardhmes NULL NULL nga Naim Selmani 31.10.2022 16:43 nga Naim Selmani 31.10.2022 16:43 Federata e basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se së shpejti do të mbahen grumbullimet, për të përcaktuar listën finale që do të përfaqësojnë Kosovën në Programin e YDF-së, ku marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia Veriore. FBK dhe FIBA Fondi për zhvillimin e të rinjve kanë bashkëpunim që nga viti 2016, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët transmeton klankosova.tv Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll. Në fundjavën që lamë pas janë grumbulluar basketbollistët dhe basketbollistet, që shihen me potencial për të ardhmen dhe të jenë pjesë e Kosovës U14, në të dyja konkurrencat, që garon në Programin e YDF-së.