Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Qëllimi ishte destabilizimi i Maqedonisë

NULL NULL
10.05.2015 16:23

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka konfirmuar informacionet e MPB-së për 8 policë të cilët kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë që janë plagosur. Ai ka thënë se të plagosurit shumë shpejt do të kthehen në shtëpitë e tyre.

“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion më të komplikuar deir më tani. Gjatë ditës së djeshme kishte media që të tërhiqet urrejtje te shqiptarët, kurse grupi nuk gjeti mbështetjen e popullatës. Kjo s’është përleshje mes shqiptarëve she maqedonasve, por e atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, tha Gruevski.

“Rreth 30 terroristë, pas luftës disaorëshe janë dorëzuar. Të njëjtët janë arrestuar dhe do të gjykohen në Maqedoni. 14 trupa të personave të grupit janë gjetur të vdekur dhe po mësohet identiteti i tyre. Një numër i konsiderueshëm prej tyre janë pjesë e sulmit në Gushincë”.

“Qëllimi tyre do të hetohet më tutje. Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur”, tha Gruevski.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.