Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 23:29 09.07.2025 23:29 Për vdekjen e Agon Zejnullahut, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin. Derisa, tha se dorëheqja nga Sveçla duhet të jepet si akt moral. “Sot kam shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që ministri i Punëve të Brendshme duhet të jap dorëheqje si akt moral, sepse pamjet janë të qarta dhe veprimet joprofesionale të policisë janë të qarta. Për sa i takon mënyrë se si e sheh ministri, unë isha rezervu me i dhënë konotacion politik këtij diskutimi, por është për keqardhje mungesa e ndjeshmërisë”, tha Gruda Gruda shtoi se në formimin politik të VV-së ka qenë përdorimi i tragjedive për të bërë politikë. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025