Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruda (PDK): VV-ja për katër muaj e ka shkelur Kushtetutën e vendit (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2025 18:25

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje për katër muajt e fundit e ka shkelur Kushtetutën e vendit me zhvillimet që janë duke u bërë me moskonstituimin e Kuvendit.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar të enjten thotë se është shkelur Kushtetuta edhe në seancën e parë që u mbajt më 15 prill të këtij viti.

“Mendoj se janë tri elemente kyçe të aktgjykimit, e para aktgjykimi konstaton se çdo seancë që është zhvilluar deri tani është zhvilluar me shkelje të Kushtetutës. E keni në dispozitiv të aktgjykimit, pra aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në pjesën operative thotë qartë: ‘Seanca konstituive e filluar më 15 prill të vitit 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet dhe kërkesat e paragrafit të nenit 66′. Kush i ka bërë këto shkelje? I ka bërë Lëvizja Vetëvendosje me Avni Deharin sepse ne nuk i kemi udhëhequr seancat”.

“Seancat i ka udhëhequr Avni Dehari me direktivat e Lëvizjes Vetëvendosje. Aktgjykimi po thotë seancat nuk janë zhvilluar sipas nenit 66. A mundemi me thënë se e kanë shkelur Kushtetutën për katër muaj? Po, shumë e qartë! Aktgjykimi po thotë se nuk është zhvilluar sipas nenit 66. A kemi marrë ne pjesë në zhvillimin e këtyre seancave? A i kemi caktuar ne se si zhvillohen këto seanca? Jo! Gjithçka është udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, kështu që konstatimi i parë i Kushtetueses është shumë i qartë që kemi pas shkelje për katër muaj të Kushtetutës. Kjo është e qartë, kushdo mund ta lexojë”, u shpreh Gruda.

Çështja e dytë, sipas tij, është ajo e votimit të fshehtë që, siç shprehet Gruda, “ka qenë ndër më kryesoret”.

“Edhe votimin e fshehtë Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si jo kushtetues. Ka thënë nuk mund të ndërrohen procedurat e votimit në Kuvendin e Kosovës për kryetar pasi kanë filluar. Pika e tretë është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ku Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në mënyrë të qartë që partia që është fituese relative e zgjedhjeve është e detyruar të bashkëpunojë, të arrijë konsensus dhe të bëjë kompromise për të arritur tek zgjedhja e kryetari të Kuvendit”, u shpreh Gruda.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.