Gruda (PDK): Qeveria Kurti është më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës (VIDEO) NULL NULL 22.03.2023 23:51 22.03.2023 23:51 Perparim Gruda Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që e ka pasur Kosova në historinë e pasluftës. “Ndërrimi i çdo qeverie është një pikë ku qytetarët presin të ketë progres, pra që qeveria e re të shkojë një hap më tutje ose që minimalisht të ruajë parametrat e qeverisë paraprake. Me këtë qeveri janë prishur edhe ata parametra, pra kjo qeveri është më dobëta në historinë e Kosovës, pas luftës”, ka thënë Gruda në Edicionin Special të Klan Kosova. Gruda tha se kjo qeveri nuk merr hapa për zgjidhje të problemeve, por në vend të kësaj “angazhohet për të arsyetuar dështimet”. “Kosova gjatë këtyre dy viteve është futur në një depresion kolektiv, për shkak se qeveria ka zgjedhur që në vend se të përballet me problemet dhe të gjejë zgjidhje, ta angazhojë armatën propagandistike për të arsyetuar dështimet dhe jo për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Gruda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 51 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë