Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës NULL NULL 13.04.2023 11:26 13.04.2023 11:26 PDK Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, sot, në konferencë për media, ka thënë se emërimi i Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi, është në bërë në mënyrë të kundërligjshme. Gruda ka thënë se ka një shkelje flagrante dhe të hapur të ligjit dhe vendimeve të gjykatave të Kosovës nga ana e Qeverisë Kurti. “Vitin e kaluar, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi. Ky emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik, pasi për këtë pozitë nuk ka pasur fare konkurs publik”, ka thënë Gruda. “Imagjinojeni, një person është emëruar dhe mbahet në detyrë në mënyrë të paligjshme në një organ që supozohet të mbrojë të drejtat e punëtorëve. Askund nuk ka ndodhur që Qeveria e një vendi ta bëjë zakon shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve gjyqësore të vendit, siç po e bën Qeveria Kurti. Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent të shkeljes së qëllimshme të ligjit dhe vendimet të gjykatave, dhe fton prokurorinë e shteti të që të marr të gjitha veprimet e nevojshme ndaj personave që nuk i kanë zbatuar vendimet e gjykatave”, ka përfunduar Gruda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë