Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruda: Dehari është marrë peng nga VV-ja – nuk vepron me ndërgjegjen e vet (VIDEO)

NULL NULL
14.05.2025 19:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sot në emisionin “DPT te Fidani”, ndër të tjera foli edhe për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, duke thënë se është marrë peng nga Vetëvendosja.

Gruda tha se Dehari nuk vepron me ndërgjegjen e vet, por vetëm merr direktiva dhe sipas tij, i zbaton ato, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo që ndodh është një teatër absurd, z.Dehari është marrë peng prej Vetëvendosjes për me e drejtur atë seancë me një skenar të qartë anti-kushtetues. Ai nuk vepron me ndërgjegjën e vet, ai i merr direktivat dhe i zbaton”, u shpreh tutje Gruda.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.