Gruaja vret bashkëshortin me sopatë në Sarandë NULL NULL 24.12.2024 09:06 24.12.2024 09:06 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Metoq të Sarandës, ku një grua dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj me sopatë. Sipas burimeve të Topchannel, gruaja e goditi burrin në kokë ndërsa ai ishte duke fjetur, transmeton Klankosova.tv. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij krimi të rëndë.