Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” / Rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 19:14

Fehmi Berisha, që jeton në katin e 4-të në njërën prej banesave të banimit social në komunën e Malishevës, është duke e vuajtur më së shumti mungesën e ujit nga e cila frikësohet që mund të marrin edhe ndonjë epidemi.

57 vjeçari, i cili e ndan këtë banesë me gruan e tij të sëmurë, tha për Kiks Kosovën që i duhet të kujdeset për çdo gjë – duke nisur nga bartja e shisheve të ujit qindra herë në ditë nga dyqani deri në katin e 4-ët, e deri te pastrimi i pjatave, gotave e gjithçkaje tjetër.

Mirëpo jo vetëm në verën e 2025-ës, por problemin me mungesën e ujit, Berisha thotë që e kanë që nga viti 2006 kur janë vendosur në këtë ndërtesë.

Sipas të zotit të shtëpisë, shumicën e kohës nuk kanë fare ujë, ndonëse një natë çuditërisht thotë të kenë pasur dhe në ato pak orë ai u ngut që të kryente të gjitha punët e lëna në gjysmë.

E më kryesorja, Berishës uji i duhet që të kujdeset edhe më mirë për gruan e tij të sëmurë, për të cilën duhet kujdes i shtuar.

Meqenëse as bunar nuk kanë, Berishës dhe qindra banorëve të tjerë iu duhet të blejnë ujë nëpër markete ndonëse zor që ia dalin.

Në ndihmë sipas tij, iu ka dalë një banor aty afër që jeton jashtë Kosovës, por i ka hapur dyert e oborrit të tij për t’u furnizuar me ujë të gjithë ata që nuk kanë se si ta sigurojnë.

Në banesat e socialit të Komunës së Malishevës, jo vetëm Fehmi Berisha por krejt banorët e tjerë janë në hall me mungesën e ujit e nuk dinë se si t’ia bëjnë e nga kush të kërkojnë zgjidhje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.