Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gruaja shqiptare, një rol të veçantë në rrugën e Kosovës drejt integrimit europian”

NULL NULL
01.06.2016 18:06

Në Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për rrezikun e ekstremizmit fetar dhe mënyrat e luftimit të tij, me theks të veçantë në rolin e gruas në parandalimin e tij.

Don Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës ka folur për konferencën ndërfetare që është mbajtur në Prishtinë ku ka thënë se janë munduar që të prezantohen bashkërisht në mënyrë të denjë për të treguar se shqiptarët me shekuj me radhë jetojnë në tolerancë dhe mirëkuptim fetar.

Ai ka folur edhe për rolin e gruas në parandalimin e ekstremizmit fetar duke thënë se gruaja vërtetë ka rol të veçantë.

Sa i përket rolit të femrës , populli shqiptar ka çfarë të thotë përderisa gruaja ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të veçantë, gruaja si nanë, si motër”.

“Në popullin tonë nuk mungon respekti ose hapësira e veprimit, në këtë aspekt , në kohën e globalizimit, mendoj se gruaja shqiptare duhet ta ketë një rol të veçantë në udhëtimin e Kosovës drejt integrimit europian”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.