Gruaja që u plagos nga djali i saj, në gjendje të rëndë NULL NULL 04.10.2024 16:30 04.10.2024 16:30 QKUK Gruaja që dyshohet se u plagos aksidentalisht nga i biri i saj polic, është në rrezik për jetën. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv, nga drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai shton se pas ekzaminimeve të kryera, po pritet intervenimi i ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit. “Gruaja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit”, tha Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.