Gruaja në Tiranë lind në veturë, trafiku u bllokua nga protesta e dhunshme NULL NULL 07.10.2024 22:38 07.10.2024 22:38 Protesta jopaqësore e opozitës e cila u mbajt në Tiranë, ka bërë që një grua të lind fëmijën e saj në veturë. Pamjet: Top Channel Protestae dhunshme e opozitës e cila u mbajt në Tiranë, ka bërë që një grua të lind fëmijën e saj në veturë. Top Channel raporton se automjeti u bllokua në trafik, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara për shkak të protestës. Nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e nënës apo foshnjës. Por ajo që dihet është se në këtë protestë u lënduan 10 policë, ku njëri nga ta u dërgua në Spital, gjithashtu edhe tre qytetarë janë dërguar nëpër spitale. Gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. Protesta ka përfunduar ndërsa nënkryetari i PD-së Flamur Doka, i cili ishte në krye të saj, u shpreh se sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Ai tha se qeveria po dridhet, ndërsa theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë deri në vendosjen e qeverisë teknike, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025