Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja në Pejë raporton se në oborrin e saj është hedhur mjet shpërthyer

NULL NULL
01.05.2026 09:02

Në Pejë, një grua ka raportuar se të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:10, në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe sipas raportit 24-orësh të PK-së, në oborrin e saj janë gjetur mjete të dyshuara.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letër në formë cilindrike në dy vende të ndryshme, po ashtu janë gjetur edhe dy bombola te gazit (gaz propan) si dhe është vërejtur një gjurmë ngjyrë e bardhë ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi i mjetit piroteknik”, ka thënë Policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore teksa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme