Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja lind fëmijën në qiell

NULL NULL
10.04.2017 10:36

Një grua ka kryer me sukses lindjen e foshnjës – vajzë derisa po fluturonte për në Stamboll.

Diaby Nafi – franceze me prejardhje nga Guinea ishte nëntë muaj shtatzënë, por që kishte udhëtuar për punë. Pasi  ishte nisur nga Conakry – Guinea për në drejtim të Turqisë, aeroplani ishte ndalë vetëm një herë në Burkina Faso.

Ajo derisa aeroplani gjendej në qiell, ka lindur me ndihmën e anëtarëve nga kabina, të cilët janë të trajnuar për raste të tilla, shkruan aa.com.tr, transmeton Klan Kosova.

Nafi kështu, foshnjën e saj e solli në jetë në 13 mijë metra lartësi, kurse atë e ka pagëzuar me emrin Kadiju.

Pas lindjes së Kadiju ka qenë një pasagjerë Guineas që ia ka thënë emrin të veshi dhe më pas i ka kënduar ezanin – si traditë myslimane pas lindjes së një foshnje.

Pasi aeroplani ka ateruar në Burkina Faso, gruaja bashkë me foshnjën janë dërguar në spital – theksohet se gjendja shëndetësore e tyre ka qenë e mirë.

lajme të ngjashme