Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh qëndrimi në gjendje kome NULL NULL 10.06.2021 14:27 10.06.2021 14:27 Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, raportojnë mediat lokale atje. Cristina Rosi, 37-vjeçare ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar. Vajza e saj, Caterina u lind me operacion cezarian të urgjencës, sidoqoftë Rosi u la në komë me dyshime për dëmtime të trurit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes specialistik gjatë shërimit të saj, derisa burri dhe nëna e saj ishin pranë gjatë gjithë kohës. Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe e financimit të fondeve, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170 mijë euro për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë fizioterapinë. Vajza e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.