Gruaja feston ditëlindjen e saj të 107-të (FOTO) NULL NULL 30.03.2016 18:25 30.03.2016 18:25 Phyllis Beebe, banore e Wisconsin, festoi ditëlindjen e saj të 107-të me miqtë të martën në një festë në Altoona. Beebe, e cila mësoi për t’u bërë një mësuese, tha se besimi ishte çelësi i jetëgjatësisë, transmeton Klan Kosova. “E pra unë them se e vetmja arsye që unë jam ende këtu është për shkak se Zoti më ka lënë të gjallë”, tha ajo. Data e saktë e ditëlindjes së saj është më 31 mars, dhe ajo është vetëm 9 vjet më e re se personi më i vjetër në botë, Susannah Mushatt Jones, e cila është 116 vjeç. Susannah Mushatt Jones ka lindur në Alabama, ajo është duke jetuar në Qendrën VANDALIA në Bruklin, Nju-Jork.