Gruaja e “spiunon” burrin në polici se ka armë, çka u gjet dje në Leposaviq? (VIDEO) NULL NULL 16.10.2025 07:24 16.10.2025 07:24 Policia ditën e djeshme ka gjetur arsenal armësh në fshatin Mikinicë të Leposaviqit. Atje një grua ka raportuar tek organet e rendit se bashkëshorti i saj, e posedon këtë armatim. Kjo ka ndodhur pasi ajo u kërcënua nga i dyshuari, i cili tashmë ka përfunduar në pranga. Për rastin në fjalë, sot ka folur edhe korrepodenti i Klan Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. Gazetari Urall Boshnjaku dha detaje se çka u gjet në këtë aksion policor. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 Pushkë automatike AK-47; 1 Pushkë ajrore; 1 Revole; 1 Shkrepës (në formë të Revoles); 55 Fishekë; 1 Bajonetë; 2 Thika; 5 Karikatorë i armës AK-47; 1 Karikatorë të revoles; 1 Këllëf të revoles; 1 Jakne ushtarake; 2 Këmisha te policisë se Serbisë”, deklaroi ai. Për këtë, Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë së mërkurës./ Klankosova.tv. Policia në Leposaviq gjen armatim, xhaketa ushtarake e këmisha të policisë serbe