Gruaja e Navalnyt refuzon rezultatet se ai vdiq nga kombinimi i sëmundjeve NULL NULL 15.08.2024 12:36 15.08.2024 12:36 Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Alexei Navalny, gruaja e opozitarit të ndjerë të presidentit rus, Vladimir Putin, tha të enjten se hetuesit kishin konkluduar se vdekja e tij në një burg në Arktik në shkurt ishte shkaktuar nga një kombinim sëmundjesh – një gjetje që ajo e hodhi poshtë dhe e quajti si absurde. Yulia Navalnaya tha se do të kërkonte një hetim penal për vdekjen e burrit të saj, të cilën ajo e konsideron si vrasje dhe se ekipi i Navalny do të vazhdojë të kryejë hetimin e vet. Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e mbështetësve të tij se presidenti Vladimir Putin e kishte vrarë atë. Certifikata e tij e vdekjes thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së skenarit të Banjskës – s’ia kemi frikën kërcënimeve të Serbisë 20/09/2024
Lajme Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor, godet mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut 20/09/2024