Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja e Azem Hajdarit tregon si e përjetoi ai lajmin për vdekjen e Adem Jasharit (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2023 21:49
Fatmira Hajdari

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, është transmetuar për herë të parë intervista e realizuar para disa vitesh e Fatmira Hajdarit, gruaja e martirit të demokracisë Azem Hajdari, i cili ishte një prej personazheve më të rëndësishëm të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, i cili rreth 25 vjet më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua.

Azem Hajdari fizikisht ishte në Shqipëri, por shpirtërisht gjithmonë me Kosovën, tha gruaja dhe njerëzit e afërt të tij.

Qysh me fillimin e luftës në Kosovë, ai ishte gjithmonë aktiv dhe në kontakte me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.rrefimi

“Azemi ishte fizikisht në Shqipëri, por shpirtërisht ishte në Kosovë, në çdo kohë, në çdo moment, natën, ditën, nuk e zinte gjumi, komunikime natën. Janë ca gjëra që burrat nuk ua tregojnë gruas, por unë e di që ka pasur komunikime me luftën, se kush kanë qenë, cilët kanë qenë ata vetë e dinë dhe u jepte mendime, shpjegime, flisnin me orë të tëra. Azemi edhe pse s’ka marrë pjesë me armë, por me shpirt e më anë të tjera, mendore, fizike, energjie ka qenë bashkë me luftën në Kosovë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Fatmira tregoi se Azemi dhe komandanti Adem Jashari ishin takuar dhe se të dy kishin krijuar lidhje shpirtërore. Por, se çfarë di ajo rreth marrëdhënies së tyre dhe sa rëndë e përjetoi ai lajmin për vdekjen e familjes Jashari, mund ta dëgjoni rrëfimin e Fatmirës në videon në vijim:

Emisioni i plotë:

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.