Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja 92-vjeçare shpallet skiatorja më e vjetër në ujë (VIDEO)

NULL NULL
10.01.2024 18:59
Dwan Jacobsen Young

Një grua nga ShBA-ja, e cila ka bërë ski në ujë që nga viti 1961, u emërua zyrtarisht skiatorja më e vjetër në botë në ujë në moshën 92-vjeçare.

Dwan Jacobsen Young nga Fish Haven tha se filloi skijimin në ujë në Liqenin Bear kur ishte 29 vjeçare, dhe tani asaj i bashkohen fëmijët, nipërit e stërnipërit e saj.

“Unë gjithmonë emocionohem para se të futem në ujë”, tha Young për Guinness World Records. “Në ujë, ndihem e emocionuar”.

Young shtoi se nuk e dinte që familja e saj kishte aplikuar për titullin e rekordeve botërore Guinness në emër të saj. Ata e surprizuan me lajmin në një festë familjare të Krishtlindjeve.

“Vajza jonë njoftoi se mbesa jonë kishte një surprizë”, kujton ajo. “Në ekran doli një video e imja duke bërë së këtë verë”.

Vajza e Young më pas i dorëzoi asaj certifikatën e rekordeve botërore Guinness.

“Nuk mund ta besoja. Ende nuk mund ta besoj. Çfarë befasie dhe çfarë nderi”, tha ajo.

lajme të ngjashme