Griezmann realizon hat-trick në fitoren e Atleticos NULL NULL 21.10.2023 23:36 21.10.2023 23:36 Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga. Serinë e golave e nisi Antoine Griezmann, në minutën e 29’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Griezman e shënoi golin e dytë në minutën e 64’, teksa hat-trickun e kompletoi në minutën e 70’. Atletico pas nëntë xhirove renditet në vendin e dytë me 22 pikë të grumbulluara.