Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave grevë në Kuvendin Komunal të Ferizajt NULL NULL 31.05.2016 23:32 31.05.2016 23:32 Punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, e kanë zhvendosur grevën e tyre nga sheshi i kryeqytetit, në sallën e Kuvendit Komunal ku po qëndronin edhe në orët e vona të së martës. Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, në “Kosova Direct”, grevistët që kishin zënë ulëset e asambleistëve të Kuvendit të Ferizajt, thanë se do të rrinë aty derisa të takohen me kryeministrin Isa Mustafa dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Fabrikës së Gypave të Ferizajt, thotë se Qeveria e Kosovës, nga privatizimi i kësaj fabrike, u ka borxh një shumë të madhe parash 912 punëtorëve që dikur punonin në këtë fabrikë dhe kërkon që paratë që u takojnë, t’ju jepen nga qeveria si iu kishte premtuar. “Pushtetarët tanë nuk po i kryejnë obligimet e veta ligjore dhe kushtetuese. Ata e kanë për detyrë ta shlyejnë borxhin prej 25,649000 euro. Qeveritë e kaluara janë zëvendësuar me qeverinë e Isa Mustafës. Ne e kemi njoftuar kryeministrin aktual për problemin që kemi me borxhin dhe që 912 punëtorëve të fabrikës së tubave u takojnë paratë e tyre”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin Ora e fundit. E tëra që po kërkojnë grevistët e fabrikës së tubave, është një takim me të parin e qeverisë dhe të kuvendit, për t’iu kërkuar atyre që të reflektojnë. “Ne po kërkojmë takim me kryeministrin dhe kryekuvendarin Kadri Veseli. Veseli e ka ndier veten përgjegjës për shlyerjen e borxhit ndaj nesh. Ne i kemi përdorur të gjitha format sindikale që të arrijmë qëllimin tonë. Kemi bërë 131 protesta dhe 247 ditë grevë” “Në sallën e Kuvendit do të qëndrojmë derisa të realizohet një takim me kryeministrin dhe Veselin. Do të shohim se si do të reflektojnë ata”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025