Greva vazhdon, s’dihet kur përfundon NULL NULL 30.04.2015 14:40 30.04.2015 14:40 Edhe përkundër deklarimeve të Qeverisë se pagat e mësimdhënësve në këtë muaj janë dalë me rritje, greva në pothuajse të gjitha shkollat dhe Universitetet është mbajtur edhe sot. Kjo për shkak se grevistët kanë bërë të ditur se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit dhe janë bërë shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 për qind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës. Ndërsa, të gjithë mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të mesme kanë mbajtur orarin e grevës nga ora 8:00 deri në orën 12:00, e ata nxënës të cilët kishin ardhur për të mbajtur mësim, janë kthyer përsëri në shtëpit e tyre. Se greva është duke u mbajtur edhe sot e ka konfirmuar për KosovaPress edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se deri në fund të ditës presin që të kuptojnë, se edhe sot sikurse dje 99 % e institucione arsimore janë të përfshira në grevë.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months