Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Greva e doganierëve ndalon qarkullimin e automjeteve nga Greqia në Shqipëri

NULL NULL
26.10.2025 07:39
Foto ilustruese

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Sipas njoftimit, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

“Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës”.

lajme të ngjashme