Greqia kërcënohet me pezullim të Shengenit NULL NULL 02.12.2015 14:03 02.12.2015 14:03 Më shumë se 740 mijë njerëz kanë mbërritur në brigjet e Greqisë këtë vit para se të lëvizin në veri të gjithë Europës. Ndërkaq një zyrtar i lartë i BE-së ka paralajmëruar se fëmijët vdesin në plazhet greke për shkak të mungesës së ndihmave mjekësore, transmeton Klan Kosova. Madje këtu ka edhe zemërim se Greqia ka qenë e ngadalshme për ekspertët e Bashkimit Europian për të përmirësuar regjistrimin e refugjatëve të saj. Fluksi i emigrantëve në vendet me më pak kufizime kufitare, ka alarmuar liderët europianë të ngrisin dyshime për të ardhmen marrëveshjes për Shengen, në 1985. Tani Greqia pothuajse është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur këtë javë se ajo mund të pezullohet nga zona 26 anëtarëshe nëse nuk arrinë të ndërrmarr veprime para samitit të krerëve të Bashkimit Europian në mes të dhjetorit, transmeton Klan Kosova. Kështu bënë të ditur përfaqësues në Bruksel ku thanë se pezullimi i Shengenit, është diskutuar në ditët e fundit në përpjekje për të bindur Qeverinë e Athinës, për të përmirësuar trajtimin e saj për emigrantët dhe refugjatët, transmeton Klan Kosova.