Greqi: Shqiptarët përleshen mes vete me thika, një në gjendje kritike NULL NULL 05.03.2025 20:12 05.03.2025 20:12 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme. Sipas Abcnews.al, në zonën e Vardas të Ilias, disa shqiptarë janë përleshur me thika mes vete. Njëri nga tre personat e përfshirë është dërguar në gjendje kritike në spital, transmeton Klankosova.tv Thuhet se i dyshuari i ka sulmuar me thikë dy viktimat, duke i goditur disa here në pjesën e pasme. Tutje, bëhet e ditur se të përfshirë në këtë incident janë dy 37 vjeçarë dhe një 41 vjeçar. I dyshuari, u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje. Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.