Greqi, 1,200 fëmijë evakuuohen nga një kamp veror NULL NULL 17.07.2023 22:33 17.07.2023 22:33 kamp Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi. Dy zjarre të ndara po përhapen në vendin i cili është duke i vuajtur efektet e një vale të nxehtë mesdhetare. Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1,200 fëmijë u evakuuan derisa flakët iu afruan kampit të tyre. Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër zjarr në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit. Dhjetëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, të ndihmuar nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Gjithashtu u desh të evakuoheshin disa kafshë, duke përfshirë një numër kuajsh që ishin në stalla që morën flakë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025