Grenell thotë se të dyja palët u dakorduan që Ujmani të quhet Liqeni Trump NULL NULL 24.09.2020 20:33 24.09.2020 20:33 I dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me një veprim të serbëve ku Liqenit të Ujmanit simbolikisht ia vunë emrin Liqeni Trump. Grenell thotë se vendosja e një emri për liqenin, ishte problematike gjatë diskutimit në Washington, edhe për palën kosovare por dhe atë serbe, njofton Klan Kosova. Ndërsa shkruan se për këtë të dyja palët, janë dakorduar që atë ta quajnë Liqeni Trump. ”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025