Grenell: Pasojat mund të jenë shumë të rënda nëse Kurti iu thotë “jo” ndërkombëtarëve NULL NULL 07.06.2023 21:03 07.06.2023 21:03 Richard Grenell Ish i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë. Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk po e kupton se çka po ndodh. Grenell tha se pasojat mund të jenë goxha të rënda nëse Kurti iu thotë “jo” kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. “Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk pajtohet. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të hijshme”, tha Grenell. Të hënën i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ishin në Prishtinë ku takuan shefin e qeverisë kosovare Albin Kurti. Ata i shprehën Kurtit tri kërkesa, që ishin: Largimi i policisë nga veriu për de-eskalimin e situatës në veri, organizimin e zgjedhjeve të reja duke mundësuar pjesëmarrjen e serbëve, fillimin e punës për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 3 orë më parë