Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet NULL NULL 18.08.2022 19:11 18.08.2022 19:11 Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar kritikat e tij drejt kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik. Grenell foli edhe për mosliberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, duke thënë se liberalizimi do bëhej nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-presidenti Hashim Thaçi do ishin ende në pushtet. “Kosova do duhej të kishte të drejtë lëvizje pa viza deri më tani – dhe do ta kishin nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter, transmeton Klankosova.tv. “Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!”, përfundoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 48 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 54 minuta më parë