Grenell dhe Ischinger përplasen për Kosovën në Twitter NULL NULL 06.03.2021 00:32 06.03.2021 00:32 Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i ka reaguar ish-ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili e ka quajtur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, anti-amerikan. Ischinger përmes një shkrimi në Twitter i ka kërkuar Grenellit që mos të ndërhyjë në politikat e brendshme të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Ischinger. Ndërsa Grenell i është kundërpërgjigjur Ischingerit duke thënë se nuk është mirë që të përpiqet t’i ndalojë personat të shprehin mendimin e tyre vetëm pse janë homoseksualë. ” Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tim me tuajin çdo ditë”, ka shkruar Grenell. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë