Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gratë shkencëtare ironizojnë deklaratat seksiste të Tim Hunt

NULL NULL
12.06.2015 13:12

Më 9 qershor, fituesi i çmimit Nobel, biokimisti Sir Tim Hunt, ka tronditur botën duke bërë deklarata seksiste për gratë shkencëtare.

“Më lejoni t’ju tregoj problemin tim me gratë…”.

“Tri gjëra ndodhin kur ato janë në laborator…”.

“Ju dashuroheni në to, ose ato dashurohen në ju”.

“Kur i kritikoni, ato bëhen emocionale dhe qajnë”, tha Hunt në një konferencë shkencore në Korenë e Jugut, transmeton Klan Kosova.

Në përgjigje të komenteve të tij, gratë shkencëtare në mbarë botën filluan një fushatë për t’i treguar Tim Hunt se sa gabim e ka pasur me deklaratat seksiste dhe shoviniste.

Të gjitha gratë që po postojnë foto në kuadër të kësaj fushate, e vendosin hashtag #distractinglysexy  dhe  #TimHunt.

klankosova.tv

“Jam shumë e lumtur që Marie  Curie arriti të bëjë një pauzë nga të qarit për ta zbuluar kështu radiumin dhe poloniumin”.

6

 

“Unë qava, por vetëm kur vdiqën pacientë me ebola, ose kur ata bënë më mirë. Unë kam ndjenja dhe këtë e pranoj. Këtë duhet ta bësh edhe ti”.

8

 

“Krenare për punën që e bëra sot me kulturat qelizore. Madje, nuk qava asnjëherë gjatë ditës”.

9

 

 

10

 

lajme të ngjashme