Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gratë më të rrezikuara nga astma

NULL NULL
29.11.2017 14:00

Gratë mund të kenë dy herë më shumë gjasa se sa meshkujt që të diagnostifikohen me astmë.

Sipas gjetjeve kjo ndodhë sepse testosteroni mbron ata kundër saj, transmeton Klan Kosova.

Pothuajse një në 10 gra britanike vuajnë nga astma, të cilat, si artriti dhe skleroza e shumëfishtë, janë më të zakonshme tek femrat sesa meshkujt.

Ndërsa studimi i fundit rezulton që femrat të kenë më shumë një lloj qelize imune të lidhur me astmën.

Këto qeliza prodhojnë proteina që rrisin mukozën dhe inflamacionin në mushkëri dhe mund të çojnë në vështirësi dhe frymëmarrje.

Por testosteroni u gjet nga studiuesit amerikanë për t’i bllokuar ato dhe për të zvogëluar numrin e këtyre proteinave të dëmshme, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme