“Gratë me probleme mendore, cak i dhunimeve fizike e psikike” (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 19:45 17.06.2025 19:45 Numri i personave me çrregullime të shëndetit mendor po rritet çdo ditë. Shumë prej tyre përfundojnë në hapësira publike, ku prania e tyre shpesh shoqërohet me tensione apo përplasje. Psikiatri Miftar Zenelaj thotë se kjo dukuri është në rritje, veçanërisht në periudhën e pasluftës, raporton Kiks Kosova. Sipas tij, traumat që individët i kanë përjetuar gjatë jetës, por edhe faktorët gjenetikë, janë ndër shkaktarët kryesorë të çrregullimeve mendore. Psikiatri Zenelaj i cili për vite me radhë ka udhëhequr Qendrën Integruese për Rehabilitim të të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime, thotë se ka pasur raste kur këta persona kanë kanosur qytetarë me mjete të forta apo edhe kanë ushtruar dhunë fizike. Por sulmet, sipas tij, kanë qenë edhe anasjelltas. Veçanërisht të rrezikuara, sipas tij, janë gratë me çrregullime mendore, të cilat shpeshherë përballen me abuzime seksuale. Ekspertët e shëndetit mendor bëjnë thirrje për më shumë kujdes institucional, trajtim të vazhdueshëm dhe strehim të sigurt për personat me çrregullime mendore, për të parandaluar situata që mund të eskalojnë në rrezik për komunitetin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.