Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gratë iraniane pavarësisht ligjeve strikte vazhdojnë të vishen me stil

NULL NULL
30.04.2016 12:00

Nëse mendojmë për Iranin e ditëve të sotme asnjëherë nuk mund të imagjinojmë që gratë atje kanë shije për veshje.

Por, Irani para Revulucionit Islamik të vitit 1979 kishin një stil shumë të veçantë e modern të veshjes, mirëpo pas këtij viti hyri në fuqi ligji që i detyron ato të mbulojnë flokët, qafën, krahët e këmbët në publik, transmeton Klan Kosova.

Fotografi francez, Eric Lafforgue ka udhëtuar për në këtë vend për të treguar se gratë iraniane ende e kanë ruajtur sensin e stilit.

Sipas tij rrjetet sociale si Instagrami e Facebook-u po ndikojnë drejtpërdrejtë tek to që të vishen me shumë shije, ndonëse gjithmonë duke e resketuar ligjin për mbulim.

“Kam dëgjuar shumë mbi rregullat në Iran dhe dëshiroja që vet të shkoja t’i shikoja njerëzit dhe të kuptoja për ligjet atje”.

“Gratë iraniane janë të çmenduara pas selfie dhe Instagramit”.

Por, ai tregon se pikërisht për këtë gjë shpesh gratë kanë pasur probleme me autoritetet.

“Kam parë shumë situata kur gratë kanë pasur probleme me policët fetar”.

Por shumë kohë përpara revolucionit Irani njihej si një shtet gratë e të cilit visheshin shumë bukur.

Shumë gra tani protestojnë kundër ligjit që ua ndalon atyre të dalin të zbuluara.

IRAN2

iran4

iran5

iran6

iran7

iran9

iran8

iran10

iran11

iran12

iran13

IRAN3

lajme të ngjashme