Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gratë e LDK-së kritika për koalicionin qeverisës

NULL NULL
08.03.2019 12:50

Forumi i Gruas i LDK-së ka mbajtur konferencë për media për nder të Ditës së Gruas.

Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, ka kritikuar koalicionin qeverisë. Sipas saj, po merr kjo Qeveri janë aq të shpjeta e që nuk po e lënë Kuvendin ta ushtrojë rolin e vet.

“Koalicion i pazareve që po udhëheq me vetvete, e që po punëson vetëm familjarë. Të gjitha masat që po merr kjo Qeveri janë aq të shpjeta e që nuk po e lënë Kuvendin ta ushtrojë rolin e vet”.

Ajo tha se me këtë Qeveri vetëm sa është thelluar varfëria dhe papunësia, duke shtuar se gratë mbeten të nënvlerësuara dhe se papunësia ka arritur në 85%.

“Ligji për Pagat i miratuar ditë më parë ka theluar varfërinë, po thellohet papunësia, është tendenca me ushqyer sektorin publik”.

“Gratë mbeten të nënvlerësuara në çdo institucion edhe papunësia është e theksuar te gratë më shumë. 85% është papunësia, disa edhe nuk kërkojnë vende pune se janë zhgënjyer”.

“Në kuvend po zvarriten çështje me interes e që po kamuflohen edhe me temat të mëdha politike.  presidenti ka filluar me vizatu kufij të rinj”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Kajtazi ka folur edhe për 29-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së dhe kontributin e tyre.

 

lajme të ngjashme