Gratë duhet të presin edhe 257 vjet që të kenë pagë të barabartë, thotë raporti i fundit NULL NULL 23.12.2019 15:51 23.12.2019 15:51 Gratë duhet të presin një kohë për pagë të barabartë, thotë një raport i hendekut gjinor i botuar së fundi. Raporti sugjeron që pritja për pagë të barabartë ndodhë afërsisht deri në vitin 2277, njofton Klan Kosova. Me ritmin e tanishëm të ndryshimit, hendeku gjinor në pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësi nuk do të mbyllet për 257 vjet të tjerë, nga 202 vjet në vlerësimin e vitit të kaluar, sipas Raportit Global të Forumit Ekonomik. Raporti mati hendekun gjinor në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi dhe renditi 153 vende në afërsinë e tyre me barazinë gjinore në të katër këto kategori. Koha e nevojshme për të mbyllur hendekun gjinor në të katër kategoritë zbriti në 99.5 vjet për vendet që raporti ka vlerësuar çdo vit që nga fillimi i tij në 2006.