Granit Xhaka dhe Sunderlandi kërkojnë fitore për vendin e dytë në Premier Ligë NULL NULL 03.11.2025 14:38 03.11.2025 14:38 Mbrëmja e sotme sjellë ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë në Premier Ligë. Nga ora 21:00, Sunderlandi takohet me Evertonin në “Stadium of Light”, teksa synon një fitore të madhe. Ekipi i kapitenit, Granit Xhaka ka grumbulluar 17 pikë deri më tani dhe në rast të një fitore tjetër do kalonte në pozitën e dytë në tabelë. Nga ana tjetër Evertoni momentalisht qëndron në pozitën e 15-të me 11 pikë pas 9 ndeshjeve. Formacionet e mundshme: Sunderland: Roefs(P) – Mukiele, Alderete, Ballard, Reinildo – Xhaka, Sadiki, Rig – Talbi, Isidor, Le Fee Everton: Pickford(P) – O’brien, Tarkowski, Keane, Mykolenko – Gueye, Garner, Dewsbury-Hall, Ndiaye, Grealish, Beto.