Granit Musliu realizon ëndrrën, ndan skenën së bashku me Placido Domingon NULL NULL 01.07.2022 23:17 01.07.2022 23:17 Tenori i muzikës klasike, Granit Musliu, ka pasur rastin për të performuar së bashku me Placido Domingon në skenë. Lajmin e ka bërë të ditur Musliu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Së bashku në skenë për aktin e dytë të operës La Traviata me Maestron Placido Domingon, në Bayerische Staatsoper”, ka shkruar Musliu. “Gjatë viteve kam ëndërruar të shoh dhe dëgjoj për së afërmi Maestron, por të jemi në një skenë së bashku, ka qenë vetëm një ëndërr! Ndjehem shumë i lumtur të kem pasur këtë nder!”