Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Graçanicë: Familja dyshohet se po përjeton dhunë psikologjike nga burri me probleme shëndetësore

NULL NULL
30.08.2025 08:34

Një burrë, i cili dyshohet se ka probleme shëndetësore mendore dhe përdorë terapi, i ka bërtitur dhe ofenduar një grua në Graçanicë.

Sipas policisë, i njëjti si pasojë e sëmundjes, e gjithë familja e tij po përjeton dhunë psikologjike nga ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, pas intervistimit në konsultim me prokurorin  palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Dyshohet se i dyshuari m/k kishte bërtitur dhe ofenduar viktimën f/k. I njëjti dyshohet se ka probleme shëndetësore mendore dhe përdorë terapi dhe si pasojë e sëmundjes e gjithë familja janë duke përjetuar dhunë psikike nga ai. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

lajme të ngjashme