Graçanica në tension: Kërcënime, shkarkime, arrestime e protesta (VIDEO) NULL NULL 20.05.2026 20:21 20.05.2026 20:21 Pas 37 viteve e ndanë nga puna që thotë se e ushtroi me përgjegjësi të plotë. Slavisa Marinkoviq nga Dobrotini u shkarkua ditë më parë nga detyra si roje në Qendrën Mjekësore të Gushturicës, që funksionon me sistem serb, njëjtë sikurse edhe financohet. Në dokumentin të cilit i vendosi firmën tha se shkruante edhe arsyeja. Kjo sipas tij i erdhi edhe si pasojë e angazhimit në procese zgjedhore. Por, përpos tij, janë edhe mbi 40 familje të tjera që e pësuan nga këto shkarkime në 7 institucione arsimore e shëndetësore paralele. Drejtorët e tyre u arrestuan të martën nga krimet ekonomike në Graçanicë e Lipjan. Për të kundërshtuar arrestimin e tyre, në Graçnicë pati protestë para stacionit të policisë. Por, në mesin e tyre kishte edhe kundërshtarë të vetë protestuesve. Nga tabori tjetër, haptazi shprehën mbështetjën për Listën Serbe, që dyshohet se ndikoi në shkarkimin e tyre. Personat që mbetën pa punë, thanë se për kohë të gjatë ishin përcjellë edhe në rrjete sociale apo edhe forma të tjera nga Lista Serbe. Prandaj, krejt ata që e mbështesin Nenad Rashiqin edhe u larguan nga puna në kuadër të sistemit paralel serb.